vGc Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzuar 100 Vjet Pavarësi

Go down

 Gëzuar 100 Vjet Pavarësi  Empty Gëzuar 100 Vjet Pavarësi

Post  SpooX. Sun Dec 23, 2012 6:01 pm

Staff i m1w ju uron te gjithve Gëzuar 100 Vjet Pavarësi shpresojm qe te forcohemi sa ma shum si komb

Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”[9]. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës (në selamllek - oda e burrave), kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[11] që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ku ndër Burrat e fortë erdhën Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë), dhe Sali Butka (që thuhet të ketë marrë në mbrojtje Vlorën). U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.
Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit të mundura nga trupat serbo-bullgare ishin shtrehuar në fshatrat e Myzeqesë kishin shprehur gadishmërinë për mbrojtjen e territorit të shteti shqiptar në qoftë se do të cënohej. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë territor, Llogara-Mifol. Në morinë e pretendetëve për fronin e Shqipërisë renditeshin fisnikë të ndryshëm, e një ndër këto ishte Izet Pasha, një ushtarak me origjinë shqiptare i `lëvizur` nga Turqit e Rinj. Me prirjet e dëshpëruara që të shpëtonin territoret e Perandorisë në Ballkan, dërguan në mision majorin në karrierë Beqir Grebenenë me mbi 400 trupa në vaporët e linjës austriake Lloyd që shkonte deri në Trieste. Majori zbarkon m'anë të një varke në Vlorë me pak oficerë për t'iu parashtruar planin qeverisë së përkohshme[10]. Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi (pasi dhe u arrestua nga gjendarmëria e qeverisë së Vlorës me të zbarkuar në breg për të shprehur qëllimet[10]), pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.[12] Pushtetin ia "dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919[13].

SpooX.
Admin

Posts : 11
Join date : 2012-12-09

https://vgc-team.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum